Lëvizja Vetëvendosje, dega në Lipjan, nëpërmjet një konference për media të premten, ka akuzuar qeverisjen aktuale për shpërfillje të nevojave dhe kërkesave të qytetarëve.
Sipas VV-së, nga rreth 100 premtime të dhëna nga ky ekzekutiv, as 8 prej tyre nuk janë realizuar, ndërkaq luksi e shpenzimet për dreka e darka ka shënuar rritje.
Gjithashtu VV-ja ka bërë me dije se mungesa e transparencës në këtë komunë gjatë këtij viti është vërejtur kudo edhe ndaj mediave, shoqërisë civile por edhe ndaj opozitës, shkruan sot Koha Ditore.
“Përveç kësaj, kjo qeverisje gjatë këtij viti nuk ka arritur t’i zgjidh hallet dhe problemet e qytetarëve të cilat janë të panumërta duke u nisur nga mungesa e nevojave elementare si: mungesa e ujit në qytet e fshatra, rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit, projekte infrastrukturore të cilësisë së dobët, shkolla të mbingarkuara, shërbime shëndetësore të dobëta etj.”, ka thënë gjatë konferencës Avni Jashari, kryetar i Vetëvendosjes, Dega në Lipjan.
Sipas tij, rreth 30 fshatra të kësaj komune po vazhdojnë të përballen me mungesë të rrjetit të ujësjellësit, ndërkaq po ashtu ngjashëm është një gjendje edhe me mungesën e rrjetit të kanalizimit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Vetëvendosja e konsideron dështim qeverisjen e Totajt në Prizren
-
Për herë të dytë dështoi zgjedhja e këshillave të fshatrave në Lipjan
-
Banorët e disa fshatrave të Lipjanit vazhdojnë të kërkojnë investime në rrjet të ujësjellësit
-
PDK-ja kritikon komunën për “projekte kozmetike” në kohën kur banorët nuk kanë ujë
-
PDK-ja në Lipjan akuzon qeverisjen lokale për keqpërdorim të parasë publike