Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me zyrtarët e lartë të partisë.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë mundësia e një bashkëpunimi me Lidhjen Demokratike të Kosovës, gjegjësisht me koalicionin LDK-AKR-Alternativa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç merr vesh Koha.net, në këtë takim të gjithë të pranishmit kanë qenë parimisht pro një bashkëpunimi të këtillë.
I vetmi që ka dalë kundër këtij bashkëpunimi, është ish-deputeti Rexhep Selimi, i cili, sipas burimit, “po e bllokon marrëveshjen”.
Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi një konferencë për media në orën 15:00, të cilën më pas e shtynë për në orën 16:00.
Ndërkaq, Vetëvendosje përfundimisht e ka anuluar konferencën për media. Arsyet e anulimit, sipas KTV-së, u tha të jetë për arsye të zhvillimeve politike të fundit.
Partia ka paralajmëruar se mund të ketë konferencë më vonë.