Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar qeverisjen komunale për punësim mbi baza familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Për këtë shkak ka kërkuar anulimin e konkursit.
Sipas VV-së, për plotësimin e 4 pozitave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) janë rekrutuar persona të cilët kanë lidhje direkte me pushtetin komunal, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëshilltari komunal nga radhët e VV-së, Njazi Isaku, në seancën e Kuvendit Komunal ka insistuar se komunarët kanë shfrytëzuar ndikimin e tyre në punësim, gjë për të cilën ka kërkuar llogaridhënie.
“Me lejen e Drejtorisë së Shëndetësisë është shpallur konkursi dhe është bërë pranimi i 4 infermiereve në QKMF. Testin me shkrim e kanë kaluar 25 aplikues dhe janë pranuar 4 aplikues. Tre janë familjarë të zyrtarëve të LDK-së . Njëra është vajza e këshilltarit të LDK-së dhe tjetra e veprimtarit të LDK-së, kurse tjetra po ashtu është familjare. A është marrë masa për anulimin e konkursit, sepse këtu kemi të bëjmë me nepotizëm klasik. Pjesa dërrmuese e aplikuesve i kanë plotësuar kriteret, mirëpo vetëm një kriter nuk e kanë përmbushur, atë që për punësim duhet të kesh një familjar në strukturat vendimmarrëse në Komunë“, ka thënë Isaku.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)