Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje ndahet zyrtarisht edhe në Prishtinë

Lëvizja “Vetëvendosje” nga sot, edhe zyrtarisht ka ndarë edhe asamblistët në Kuvendin Komunal të Prishtinës, raporton Koha Ditore.

Kështu nga sot, asamblistët e dalë nga LVV-ja, janë 7 me numër, 9 të tjerë kanë mbetur në Grupin Parlamentar të LVV-së, dhe një asamblistë ka zgjedhur të mbetet si e pavarur.

Prandaj, ata më nuk janë Grupi më i madh Parlamentar në KK të Prishtinës, sikur deri tani kur i kishin 17 asamblistë.

Kështu, në Grupin e Pavarur të asamblistëve në KK të Prishtinës, të cilët kanë dalë nga ai i LVV-së janë: Adrian Berisha, Bashkim Beha, Drilon Pireva, Genc Sherifi, Mimoza Sylejmani, Nol Nushi, Qëndrim Sahiti, Vala Peshku dhe Visare Gorani. Këta tani e tutje janë vetë-emërtuar si, Grupi i Pavarur i asamblistëve në KK të Prishtinës, kurse asamblistja, Valbora Petrovci ka dalë si e pavarur, duke mos u pozicionuar me asnjërin nga grupet, që u krijuan sot pas ndarjes nga grupi i përbashkët i deritashëm i LVV-së.

Tani, Grupi më i madh parlamentar, është ai i LDK-së, e cila është në opozitë me 15 asamblistë.