Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje kërkon interpretim ligjor për vendimin e Kuvendit

Këshilltarët e KK-së në Ferizaj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje që nga përbërja e këtij ekzekutivi, nuk po marrin pjesë në Komitetin e Politikës e Financave me arsyetim se kryesuesja e KK-së, Kristina Gashi –Bytyçi, e ka shpërfillur fuqinë e votës së qytetarëve për t’ia siguruar këtij subjekti 2 vende në këtë komitet.

Për këtë çështje subjekti i VV-së më 8 shkurt ia ka dërguar një shkresë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për ta shqyrtuar ligjshmërinë e vendimit të KK-së, derisa në KPF marrin pjesë 3 këshilltarë nga PDK-ja, duke mos e llogaritur kryesuesen, e cila i takon këtij subjekti, pastaj 3 këshilltarë nga LDK-ja dhe një anëtar nga AKR-ja. Mirëpo, deri tashti nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete, shkruan sot Koha Ditore.

Në shkresën e VV-së, dërguar MAPL-së, midis të tjerash thuhet se kryesuesja e Kuvendit të Komunës e ka hedhur në votim propozimin për 3 subjekte politike, por që Vetëvendosjen e ka anashkaluar megjithëse sipas fuqisë së votës i takojnë 2 vende në Komitetin e Politikës e Financave.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.