Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se ndërlikueshmëria e këtij dialogu imponon një koordinim të të gjitha institucioneve, kurse Kuvendi i Kosovës, sipas tij, duhet të jetë në qendër të këtij procesi.
“Është shumë e rëndësishme që dialogu me Serbinë t’i kthehet Kuvendit të Kosovës. Kuvendi duhet të jetë epiqendra e dialogut, konceptuesi dhe ndërtuesi i këtij dialogu me Serbinë, gjithsesi në bashkëpunim edhe me Qeverinë edhe më subjektet pavarësisht spektrit të cilit i përkasin”, ka thënë Konjufca.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo, ka vijuar ai, Vetëvendosje e refuzon strategjinë e presidentit Hashim Thaçit dhe nuk do t’i bashkohet atij.
“Është një aventurë politike shumë e rrezikshme. Sa ishte kryeministër, dialogu ishte në mandatin e tij, tash që u bë president, kë e pyeti Hashim Thaçi që mandati (për dialogun) t’i kalojë presidentit”, ka thënë Konjufca.