Lëvizja “Vetëvendosje!” ende nuk ka një kandidat për kryeministër. Kjo sipas liderit të lëvizjes, Visar Ymeri varet edhe nga momenti i caktimit të zgjedhjeve.
Sipas tij, kandidat për këtë post mund të jetë Albin Kurti por nuk e mohon që kandidat i mundshëm mund të jetë edhe ai vetë.
“Kandidatin për kryeministër e cakton këshilli i përgjithshëm dhe deri tash në historikun tonë i cili nuk është shumë i gjatë nuk ka pasur shumë kandidatë. Aktualisht nuk kemi kandidat për kryeministër”, ka thënë ai.
“Mund të jem, ka shumë njerëz në Vetëvendosje që mund të jenë kandidatë për kryeministër”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm