Vetëm 750 metra rrugë nga Vermoshi deri në pikën kufitare të Malit të Zi mbajnë të bllokuar rrugën nga Vermoshi për në Plavë e Guci.
E përfunduar në dhjetor të vitit 2016, segmenti rrugor Tamarë-Vermosh rreth 30 kilometër i gjatë, pjesë e rrugës Shkodër-Vermosh ka lidhur “de facto” Shkodrën me Vermoshin, por jo me Plavë e Gucinë, shkruan sot Koha Ditore.
Rruga Shkodër-Vermosh, apo Rruga e Kombit nr.2 që kanë dëshirë ta quajnë shqiptarët e Plavës e Gucisë lidh zona shqiptare në pjesën e Malit të Zi, me një sipërfaqe mbi 540 km katrorë, me shtratin historik te zhvillimit te saj, Malësinë e Madhe dhe Shkodrën.
Por një segment i shkurtër rrugor vetëm 750 metra nga Vermoshi deri në pikëkalimin kufitar me Gucinë e Malit të Zi ka penguar qarkullimin e automjeteve. Bëhet fjalë për një segment krejtësisht të lënë pas dore për shkak të përmbytjeve të lumit dhe që i mungon prej kohësh zonës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Vetëm 750 metra e mbajnë të bllokuar rrugën nga Vermoshi për në Plavë e Guci
-
Banorët kërkojnë hapjen e kufirit në Çakorr, institucionet heshtin
-
Bora bllokon rrugën që lidh Kosovën me Malin e Zi
-
Mbi 1.700 hektarë tokë e përmbytur në Shqipëri, një rrugë e bllokuar nga ortekët
-
Ura që do ta shkurtojë distancën Velipojë-Ulqin në 1 km pritet të përfundojë më 2024