Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 21:30 të dielën, 15 subjekte politike kanë dorëzuar listat me kandidatët për deputetë.
Afati përfundimtar për dorëzimin e listave është sonte në mesnatë.
Listat i kanë dorëzuar:
1. Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë;
2. SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU – 35 kandidatë;
3. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – 23 kandidatë;
4. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – 40 kandidatë;
5. Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë;
6. FJALA – 20 kandidatë;
7. Nedžmidin Sejdilar – 1 kandidat;
8. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS – 53 kandidatë;
9. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS - LDK - 110 kandidatë;
10. PAI - PDAK - LPB - 90 kandidatë;
11. KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ - KDTP - 16 kandidatë;
12. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA - 40 kandidatë;
13. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës - 14 kandidatë;
14. SRPSKA LISTA - 33 kandidatë; dhe
15. KOALICIJA VAKAT - 43 kandidatë.
Vetëm 6 nga 24 parti politike kanë dorëzuar listat me kandidatët për deputet
Vetëm 6 nga 24 subjektet politike, kanë paraqitur në KQZ kandidatët e tyre për deputetë, derisa sonte në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e këtyre listave.
Kështu ka njoftuar për KOHËN, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora 23:59) përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave të tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Deri më tani (e diel, 7 dhjetor 2025, ora 16:00) 6 subjekte politike kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 141 kandidatë”, njoftoi Elezi.
Subjektet politike që kanë paraqitur kandidaturat e tyre janë: Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë; SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU – 35 kandidatë; JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – 23 kandidatë; PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – 40 kandidatë; Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë; dhe FJALA – 20 kandidatë.
Tutje, zëdhënsi Elezi ka shpjeguar se “në përmbushje të detyrimeve ligjore lidhur me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar, KQZ, nëpërmjet Zyrës, do të dorëzojë në disa institucione kërkesat e veçanta së bashku me listën e kandidatëve që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të verifikimit të tyre nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”.
KQZ-ja gjatë ditës poashtu ka tërhequr shortin për renditjen e 24 subjekteve politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.