Në QKUK dhe spitalet rajonale po trajtohen vetëm 54 pacientë të konfirmuar me COVID-19. Ndërsa 96 pacientë janë në oksigjenoterapi.
“Në bazë të raportimeve nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 131 pacientë, prej tyre 54 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë. 3 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, kurse 96 me oksigjeno-terapi”, thuhet në raportin e SHSKUK-së:
Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë: 2 prej tyre në gjendje të rënduar, 27 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 71 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 26 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 44 pacientë: 27 të konfirmuar pozitivë dhe 25 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 7 pacientë, Spitali i Gjakovës, 4 pacientë, Spitali i Pejës, 16 pacientë, Spitali i Gjilanit, 8 pacientë, Spitali i Ferizajt, 2 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë.