Vetëm 10 për qind nga mbi 1 miliard e 645 milionë euro që ka nën menaxhim Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) kanë arritur që t’i absorbojnë si investime në fletobligacione e dispozita bankare institucionet shtetërore dhe ato financiare të vendit, shkruan sot Koha Ditore.
Për shkak të mundësive të kufizuara për të investuar në vend, 90 për qind e parave që menaxhohen nga Trusti janë investuar jashtë vendit.
Megjithatë nga këto investime jashtë vendit Trusti ka arritur që të kthejë mbi 102 milionë euro.
Jeton Demi, zyrtar për marrëdhënie me publikun në Trust, ka thënë për gazetën se në Kosovë ka vetëm dy mundësi për të investuar, ajo në letra me vlerë të Qeverisë dhe në depozita bankare.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Trusti humbi mbi 85 milionë euro të pensionistëve në 2018
-
Trusti regjistroi mbi 300 milionë euro fitim në vitin 2025
-
OEK propozon investimin e parave të Trustit në projekte zhvillimore në Kosovë, me anë të një ligji të ri
-
Për 4 muaj, 103 milionë euro humbje në mjetet e Trustit Pensional
-
Fitimet e Trustit më 2023 s’i mbulojnë as humbjet e 2022-s