Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëm 1 nga 4 pikat që Haradinaj u zotua t’i zgjidhë brenda javës për të pagjeturit mund të realizohet

Ramush Haradinaj u bë kryeministri i parë i Kosovës, që i vuri vetes kushte për të zgjidhur disa probleme që lidhen me të pagjeturit.

Brenda një jave ai tha se do të caktojë një zyrtar për sistemimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, do të zgjidhë çështjen e 300 mbetjeve mortore, që gjenden në morg, si dhe rishqyrtimin e disa rivarrimeve të viteve të pasluftës në përputhje me ADN-të, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E, në fund, u zotua se do të bëjë një zgjidhje afatgjatë për ruajtjen e rrobave dhe gjësendeve të tjera të të vrarëve në luftë, të cilët janë rivarrosur.

Edhe pse zgjidhja e shumicës prej këtyre problemeve ka ngecur që nga viti 2004.

Mbi dy mijë shqiptarë u varrosën pa analiza të ADN-së, e familjarët kanë hezituar për të dhënë gjak, pavarësisht që me vite të tëra është bërë thirrje që ata të ndihmojnë në këtë proces.

Në anën tjetër, mbi 300 mbetje mortore ndodhen në morgun e Prishtinës, por identiteti i tyre i nxjerrë nga ADN-ja, nuk përputhet me mostrat e familjarëve.
 

Këto dy probleme, sipas Arsim Gerxhaliut, janë të lidhura mes vete dhe për t’u zgjidhur kërkojnë jo javë, por vite dhe duhet një ekip i tërë për të punuar.

Sidoqoftë, hallka kryesore në zgjidhjen e këtyre problemeve mund të jetë emri i një koordinatori internacional që do të komunikonte me të gjithë aktorët e përfshirë në proces.

Ka një muaj që me financim nga Kryqi i Kuq i Kosovës ka nisur restaurimi i artefakteve dhe veshjeve të personave që u gjetën të vdekur në Kosovë. Ato do të ruhen në një objekt në Ministrinë e Drejtësisë.

Kosovës ende i mungojnë edhe 1665 persona, rreth 400 prej tyre janë pjesë e komuniteteve pakicë.