Në shtatë vjetorin e rënies, heroi Enver Zymberi është përkujtuar edhe nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
Ai ka thënë se polici Zymberi do të kujtohet gjithnjë me krenari si hero që dëshmoi dashuri për atdheun.
“Enver Zymberi, në korrik të vitit 2011, ra në mbrojtje të sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Ai do të kujtohet gjithmonë me krenari si një hero që dëshmoi dashurinë për atdheun dhe që me guxim u flijua për ruajtjen e territorit të shtetit tonë. Kosova do t’i nderojë përherë të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e saj, duke respektuar amanetin e tyre për një shtet sovran”, shkroi Veseli.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani për Enver Zymberin: Policia e Kosovës, mbrojtësja e palëkundur e kufijve të shtetit tonë
-
Në nderim të Enver Zymberit, 26 korriku shënohet si Dita e policëve të rënë në detyrë
-
Djali i Enver Zymberit ndjehet krenar për të atin, Policia e nderon në përvjetorin e tetë të rënies
-
Përkujtohet Enver Zymberi, liderët shkruajnë vetëm në Facebook
-
Haradinaj: “Zymberi ra duke e mbrojtur Kosovën e pavarur”