Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka mbajtur me vonesë prej 40 minutash një konferencë vetëlavdëruese për partinë që ai e udhëheq.
Në këto konferencë ai partinë e vet e ka quajtur parti të fitores edhe pse në zgjedhjet e fundit PDK-ja doli e dyta në zgjedhjet parlamentare.
Veseli ka thënë se për postin e kryetarit të komunave të Kosovës dhe për asambletë komunale do të jenë 500 figura, të cilat ai i quajti, eminente dhe shumë të shquara.
Gjatë kësaj konference Veseli duke ua dhënë këtë epitet pretendentëve nuk ka përmendur asnjë emër të tyre.
Kreu i PDK-së ka njoftuar poashtu se në listën zgjedhore të kësaj partie janë edhe tri femra, por ai nuk përmendi emrin e asnjërës.
Konferencën Veseli e ka përfunduar me “Natën e mirë” pa dhënë mundësi pyetje nga gazetarët.
-
Veseli premton një qeveri të tij nga vajza e djem të rinj, profesionistë dhe pa aktakuza
-
Veseli i pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve, e mban veten përgjegjës
-
Veseli, konferencë për media në orën 14:00
-
Veseli “ka filluar të dëgjojë qytetarët, krijon platformë për të mirën e Kosovës”
-
Veseli: Prej muajit të ardhshëm publikojmë kandidatët për kryetarë të komunave