Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në akademinë përkujtimore për 72 vjetorin e rënies së Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës e përfundoi luftën që e nisi Polluzha me bashkëluftëtarët.
Në këtë akademi, Veseli gjatë fjalimit të tij ndër të tjerash ka thënë se Kosova tani ka një të ardhme të sigurt, ashtu siç nuk e ka pasur kurrë gjatë historisë.
“Në asnjë vend të Kosovës nuk ka mbetur pa u përmendur pushka e lufta e Shaban Polluzhës. Ne e vazhduam luftën që e nisi Shaban Polluzha, por krijuam aleatë ndërkombëtarë kundër komunizmit jugosllav. Tani 72 vjet pas vdekjes së Shaban Polluzhës, Kosova është shumë më ndryshe. Si asnjëherë tjetër gjatë historisë, Kosova është e sigurt në fatin e vet”.
-
Krasniqi: 16 shtatori do të dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
-
Në Ditën e Çlirimit jepen zotime për shtet më të fortë
-
Begaj: Liria e Kosovës erdhi me luftën e UÇK-së dhe vendosmërinë e aleatëve
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Vuçiq për Kosovën: Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë