Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takime të ndara ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi dhe atë të Sllovenisë, Bojan Bertoncelj, njofton kumtesa nga Kuvendi, transmeton Koha.net.
Ambasadorët e uruan kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për zgjedhjen edhe për një mandat në krye të legjislativit të Kosovës. Ata konfirmuan përkushtimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin e shteteve që përfaqësojnë me Kosovën dhe përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha fushat.
Veseli vlerësoi lart mbështetjen e Francës, Italisë dhe Sllovenisë për Kosovën në faza të ndryshme, duke theksuar nevojën e vazhdimit të kësaj përkrahjeje edhe në të ardhmen, si në afirmimin e mëtejmë ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës, ashtu edhe në forcimin e demokracisë së brendshme dhe zhvillimin ekonomik.
-
Veseli takoi kryesuesin e Grupit të Miqësisë Francë - Kosovë
-
Veseli nga Parisi thotë se Kosova e ka përkrahjen e Francës në integrimet evropiane
-
Veseli vizitë zyrtare në Francë për liberalizimin e vizave
-
Sllovenia vazhdon mbështetjen ekonomike e euro-integruese për Kosovën
-
Veseli:Kosova do të ketë koordinim të plotë me partnerët perëndimorë