Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: Tutsat nuk ishin në UÇK, askush mos të gëzohet e as të shastiset nga Specialja

“Tutsat nuk ishin ushtarë të UÇK-së, ata morë librezat pas luftës, por kurrë nuk i kemi pasur me vete”, ka deklaruar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në takimin e fundvitit me anëtarët e Këshillit Drejtues të këtij subjekti politik.

Veseli ka bërë thirrje që askush të mos shastisën nga gëzimi, e as t’i frikësohet Gjykatës Speciale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka folur edhe për natën e 23 dhjetorit kur u tentua të shfuqizohej ligji për Gjykatën Speciale, për çka tha se nuk e kishin pritur një entuziazëm kaq të madh për këtë.

Veseli e ka quajtur sfidë kryesore mbajtjen e dy palë zgjedhjeve brenda një kohe të shkurtër, por ka thënë kemi mundur të bëjmë më shumë, prej meje e teposhtë.

Reformat brenda PDK-së, bëhen për t’u dhënë zgjidhje problemeve, u ka thënë anëtarëve të Këshillit Drejtues, Veseli.