Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, i ka siguruar qytetarët e Ferizajt se vitin e ardhshëm do të fillojë realizimi i projektit më të madh të shekullit, që parasheh ndërtimin e hekurudhës mbi një urë gjigante e cila do të bashkojë përgjithmonë qytetin e Ferizajt.
Veseli tha se për realizimin e këtij projekti është në koordinim të plotë me kryetarin e Komunës Agim Aliu, dhe me deputetët e kësaj zone, transmeton KP.
“Sot kemi bashkëbiseduar me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Do ta realizojmë projektin e shekullit për Komunën e Ferizajt. Janë rreth 7 milionë që janë duke u investuar në bashkimin e qytetit. Por ju zotohem juve se së bashku me kryetarin Agim Aliu dhe Qeverinë e Kosovës, brenda vitit 2021 do ta kryejmë bashkimin e qytetit, duke e ndërtuar një nga projektet më të mira. Sikurse autostradën 'Arbën Xhaferi', do të ndërtojmë edhe hekurudhën përmes qytetit, përmes urës, që të kemi vërtet bashkimin e qytetit”, tha kreu i Kuvendit.
Ai tha se në hekurudhën e qytetit, do të ndërtohet një urë impozante, e ngjashme me ato që shihen edhe në autostradën “Arbën Xhaferi”.
-
Qytetarët në Ferizaj i kërkojnë kryetarit Aliu më shumë projekte infrastrukturore
-
Ferizajt i shtohen edhe dy hyrje-dalje në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Hapet Qendra e Inovacionit dhe ndërmarrësish në Ferizaj
-
Veseli: Nga autostradat, të kalojmë tek investimet për zhvillimin e ekonomisë
-
Nis ndërtimi i nënkalimit që do të bashkojë Ferizajn e ndarë nga hekurudha