Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: Presim që së shpejti ta kemi vendimin për vizat

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, thotë se qytetarët e Kosovës besojnë në vlerat që mishëron Evropa dhe ky besim është shprehje e drejtpërdrejtë e identitetit tonë evropian.

Sipas tij, populli i Kosovës nuk ka dilema për formën që do ta ketë e ardhmja e tij.

"Kjo e ardhme quhet - integrim i plotë në strukturat e Bashkimit Evropian dhe pjesë e NATO-s, që do të jetë rezultati final i punës sonë në përmbushjen e vizionit euro-atlantik.

Tani, ne presim që së shpejti ta kemi vendimin për liberalizimin e vizave, ndërsa kemi gjithë energjitë e duhura për ta përmbushur ëndrrën për Kosovën Evropiane", ka shkruar ai.