Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Prishtinë është mbajtur tryeza për dividentën demografike të Kosovës, hulumtim i realizuar nga UNICEF-i, njofton kumtesa nga Kuvendi, transmeton Koha.net.
Duke i konsideruar të dhënat e këtij raporti shumë të dobishme për institucionet e vendit, për vendimmarrësit e politikave zhvillimore dhe sipërmarrësit në sektorin privat, kryeparlamentari Veseli tha se ky raport argumenton konkretisht atë që njihet si fakt themelor, se Kosova ka një popullsi në të cilën dominojnë grup-moshat e reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSfida themelore me të cilën përballet Kosova sot, sipas tij, është gjetja e rrugëve që potenciali i madh i popullsisë së re që ka, të transferohet në zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë ekonomik të vendit.
Veseli tha se ajo që është bërë deri me tani duket se lë shumë për të dëshiruar, ndërsa e konsideroi të nevojshme marrjen e masave konkrete dhe investimeve strategjike. Treguesit negativë në fushën e ekonomisë, sipas tij, vazhdojnë të dominojnë imazhin e vendit tonë.
Ai tha se ekziston një hendek të madh në mes të sistemit aktual të edukimit dhe nevojave të tregut.
Një faktor vendimtar në këtë drejtim, kryetari i Kuvendit e konsideroi edhe heqjen e të gjitha barrierave që pengojnë përfshirjen e grave në jetën publike dhe atë biznesore.
Nga ana tjetër, zëvendësshefi i UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju, gjatë prezantimit të raportit tha se investimi në gjeneratën e re prosperon shtetin e Kosovës.