Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: Po bëhet një luftë politike për shkak të zgjedhjeve lokale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se salla e seancës duhet të jetë e hapur të për gjitha partitë politike, të pozitës dhe të opozitës.

Ai po ashtu tha se qysh në start të themelimit të institucioneve po krijohet një formë e luftës politike për përfitime pasi që, sipas tij, jemi para zgjedhjeve lokale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Cirkun e filloi opozita dhe e përfundoi pozita. [Avdullah] Hoti ka qenë në qeveri, kur bie është një tronditje. Hoti e di shumë mirë si u krijua qeveria”, ka thënë Veseli para gazetarëve, raporton “Koha Ditore”.

Ai ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Haradinaj do të fokusohet drejt forcimit të sovranitetit dhe integrimeve euro-atlantike, duke theksuar se do ta respektojnë Listën Serbe.

“Do të marrim vendime, e respektojmë Listën Serbe. Kjo qeveri do t’i përmbyll katër vite. Nuk do të jetë qeveri që kënaqet me numra”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.