Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se opozita nuk mund t’i jap fund koalicionit qeveritar PDK-LDK, derisa ka shtuar se nuk është politikë që një politikan të qëndrojë në pozitë për hir të kolltukut.
Pas caktimit të ditës dhe orës për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Isa Mustafës, Veseli ka thënë se do të vazhdojë komunikimin me partnerin e koalicionit, por sipas tij, gjendja në Kosovë nuk është e kënaqshme.
“Unë do të vazhdoj komunikimin me partnerin e koalicionit. Gjendja në Kosovë nuk është e kënaqshme as unë e as qytetarët nuk janë të kënaqur. Nuk është opozita ajo që muns ti jep fund koalicionit. Nuk është politikë të qëndrosh për hir të kolltukut. Duhet vendimmarrje”, ka thënë Veseli.
-
Veseli: PDK-ja nuk është pjesë e skenarit të rrëzimit të Qeverisë
-
Veseli s’është i bindur se LDK-ja e ka seriozisht kërkesën për zgjedhje të reja
-
Veseli: Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve, kërkojmë zgjedhje pas pandemisë
-
Veseli: Kosova, peng i inateve e paaftësisë VV-LDK
-
Veseli: Sikur vetëm 1 votë të ishim prapa partisë së parë, do të shkonim në opozitë