Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: Nuk ka forcë që ndalon shqiptarët të jetojnë në veri

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë të martën në Mitrovicë se partia që ai drejton gëzon mbështetje të vazhdueshme të mitrovicasve, ndërsa premtoi zhvillim në ekonomi dhe në shumë fusha tjera.

Veseli gjatë takimit me qytetarë, simpatizantë dhe struktura të PDK-së të Mitrovicës, tha se është e dhimbshme që gjatë tre viteve të fundit asnjë shtëpi nga Fondi ‘Ndihmo edhe ti’ të mos ndërtohet në veri, ndërsa banorët shqiptarë të vazhdojnë të jetojnë akoma me qira dhe nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk ka forcë që do të ndalojë shqiptarët të jetojnë në veri”, ka thënë Veseli, transmeton kp.

Ndërsa, kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, potencoi se qyteti i Mitrovicës duke qenë më specifik nga qytetet tjera, kërkon mbështetje akoma më shumë nga institucionet qendrore.

Ai ka falënderuar Veselin për ndihmën e vazhdueshme për qytetarët dhe qytetin e Mitrovicës, sidomos në aprovimin e Ligjit për Trepçën.

Në këtë takim u prezantuan edhe kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës nga Mitrovica, Drita Kadriu, Avdyl Salihu, Jehona Shyti dhe Rrustem Musa.