Kryekuvendari Kadri Veseli tha se ajo çka u vendos sot në Kryesinë e Kuvendit është konform ligjeve të Kosovës dhe rregullores.
“Roli im është institucional dhe kushtetues, do ta barti deri në fund këtë autoritet në interes të atdheut tim dhe qytetarëve”, tha Veseli.
Veseli ka thënë se Kuvendi nuk është lodër e kukullave por institucion i shtetit.
Ndër të tjera edhe një herë konfirmoi se seanca për demarkacionin do të mbahet të dielen në orën 18:00.
Por se a do ta ketë përkrahjen e Listës Serbe, e cila sot nuk qe e pranishme në mbledhjen e Kryesisë, Veseli tha se “Kosova është shtet sovran, nuk do ta lejojmë askënd të na nëpërkëmbë. Qytetarët e Kosovës duhet të jenë më të vetëdijshëm, mos të futen në kthetra të manipuluesve. Nuk do t’i nënshtrohem presionit të askujt”, tha ai.