Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: Nëse nuk votohet demarkacioni dëmtohen qytetarët e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nëse demarkacioni me Malin e Zi nuk votohet në Kuvend, dëmin më të madh do ta pësojnë qytetarët.

Sipas tij, çdo vonesë në kalimin e marrëveshjes me Malin e Zi dëmton qytetarët dhe perspektivën euro-atlantike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Çështja e shënimit të kufirit s’është çështje partiake as e pozitës dhe opozitës. Duhet të ishte çështje shtetërore. Çdo ditë që po vonohemi vetëm po e dëmtojmë shtetin tonë dhe perspektivën qytetare drejt integrimeve euroatlantike. Duhet të shënojmë kufijtë sa më shpejtë sepse është çështje e sovranitetit. Duhet të përfundojë sa më shpejtë. Po vonohemi, po dëmtohemi, po dëmtojmë qytetarët. Po i japim Serbisë pretekst që të ketë involvim në çështjet tona. Jemi të orientuar pro perëndimit, pro NATO-s”, ka thënë ai pas takimit të sotëm të kryesisë së Kuvendi.

Sa i përket deklaratave të partnerëve të tjerë të koalicionit që të votohet kundër marrëveshjes së demarkacionit, Veseli ka thënë se “Kosova nuk ka kohë të presë dhe se duhet t’i ketë votat e nevojshme”.

“Kosovës nuk i duhet rrëzimi i demarkacionit. Jemi duke e dëmtuar sovranitetin dhe pavarësinë. Jam i sigurt se vetëm mund të vonohemi dhe prapë do të votojmë këtë version”, ka shtuar më tej ai, raporton Koha.net.

Ai ka bërë të ditur se akoma nuk është caktuar ndonjë datë për mbajtjen e seancës për votimin e demarkacionit.