Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: Në Kosovë ka ende sfida në respektimin e plotë të të drejtave të njeriut

Kryekuvendari Kadri Veseli në fjalimin e tij për nder të nëntë vjetorit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka thënë se Kushtetuta është identiteti i shtetit tonë të pavarur dhe sovran.

Veseli tha se historia e Kushtetutës është e gjatë dhe e dhimbshme që ndërlidhet edhe me të kaluarën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tutje, Veseli ka përkujtuar sfidat e studentëve dhe minatorëve gjatë viteve të 80-a për të realizuar ëndrrën e shtetit të pavarur.

“Prilli 2008 kjo ëndërr u bë realitet, u krijua Kushtetuta për të zbatuar deklaratën e Pavarësisë dhe vullnetin e popullit”, tha Veseli, raporton ksp.

Sipas tij, Kushtetuta përmban standardet më të larta të lirive dhe të drejtave të njeriut, por që ende ka sfida që këto të drejta të respektohen plotësisht.