Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot, në ceremoninë e përurimit të segmentit të 3-të Bibaj-Doganaj, të autoudhës R6 “Arbën Xhaferi”, e ka cilësuar këtë projekt të jashtëzakonshëm për Kosovën, e cila e bën krenar gjithë popullin e saj, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Veseli tha se Kosova për një kohë rekorde është duke u shndërruar në lider të transformimit infrastrukturor në rajon.
Ai shtoi se dy dekada më parë kjo mund të jetë dukur një ëndërr e mirë për Kosovën, e parë në realitet vetëm jashtë saj.
“Sot në Kosovë kjo është realitet. Dhe po ndodhë. Autostrada ‘Arbën Xhaferi’ është duke hedhur shtat dhe besojmë që deri më 28 nëntor të këtij viti, do të shkojë deri te kufiri me Maqedoninë”, theksoi Veseli.
Ai shtoi se krahas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian, i cili, siç tha Veseli, pritet të ndodhë në fund të këtij viti, Kosova po krijon lidhje të fuqishme dhe moderne infrastrukturore me vendet fqinje dhe ato të BE-së, përfshirë portet e rëndësishme rajonale.
-
Kurti: Më 7 qershor bëhuni pjesë e rekordit të ri historik
-
Gjini: Shpejt do të vijë dita e fitores
-
Haxhiu: Është koha që BE-ja të bashkohet për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat
-
Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave
-
Gjini premton termocentral të ri me qymyr dhe e autostradën e Dukagjinit