Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se mbledhja e Kryesisë nuk përfundoi ashtu siç do duhej pasi që, sipas tij, kolegët nga opozita kishin ardhur me qëllim për ta penguar këtë mbledhje.
Veseli shtoi se rregullorja do të respektohet në përpikmëri, ndërsa tha se e mira do të ishte nëse do të ketë konsensus, por sipas tij, bllokadë nuk do të ketë, raporton KP.
Ai tha se pozita ka propozuar që seanca të vazhdojë të enjten e ardhshme, ndërsa opozita për të hënën. Veseli tha se mbledhja e Kryesisë do të thirret shumë shpejt.
Artikuj të ngjashëm