Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli kërkon ndihmën e SHBA-së e të BE-së për “Fillimin e ri”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, në një postim të vetin sonte në Facebook ka ftuar në ndihmë bashkësinë ndërkombëtare, SHBA-në dhe BE-në për ta jetësuar programin elektoral të koalicionit, kombëtar, e ka quajtur ai.

Veseli në postim ka përmendur edhe “vullnetin e mirë të qytetarëve të Kosovës”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky është postimi i Veselit në Facebook:

“Qytetarët e Kosovës kanë votuar për një fillim të ri. Na presin shumë punë, na presin shumë detyra dhe do të kemi shumë sfida, por jam i bindur se me ndihmën e miqve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe me vullnetin e mirë të qytetarëve të Kosovës, do të jetësojmë programin elektoral të koalicionit tonë kombëtar”.