Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me shqetësim e ka marrë lajmin për sulmin e kryer ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad.
“Pa dashur të paragjykoj për rrethanat dhe shkaqet e sulmit, kërkoj nga autoritetet në Beograd që të gjejnë sa më parë ata që kryen këtë akt dhe t’i vendosin para drejtësisë”, tha Veseli në një postim në Facebook, raporton Koha.net.
Ai tha se Serbia duhet të dëshmojë se është e përkushtuar në mbrojtje të njerëzve, pa dallim etnie.
Po ashtu, sipas tij, Serbia “duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunën”.
“Të lënduarve ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, theksoi Veseli.
Artikuj të ngjashëm
-
LDK e PSD reagojnë pas rrahjes së dy të rinjve shqiptarë në Serbi
-
MPJ dënon dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad
-
Vuçiqi dënon rrahjen e shqiptarëve në Novi Sad, do t’i vizitonte por nuk ka kohë
-
Konjufca ngushëllon familjarët e viktimave të dy sulmeve në Serbi
-
Veseli i kërkon BE-së që një pjesë të ndihmave për Serbinë ta ndajë për shqiptarët në Luginë