Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi se epilogu i bisedimeve në Bruksel do të jetë njohja nga Serbia dhe ulësja në OKB.
Ai në një intervistë për televizionin publik tha se integriteti territorial i Kosovës është i pa cenueshëm.
“Qëndrimi i Kosovës është shumë i qartë, njohja e shtetit të Kosovës si shtet sovran nga Serbia, ulësja në organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe për këtë as nuk ka dilema”, tha Veseli, përcjell kp.
Ai ka folur edhe listës së veteranëve të UÇK-së, duke thënë se kësaj çështjeje duhet t`i shkohet deri në fund, dhe të dalin para drejtësisë ata që kanë abuzuar e keqpërdorur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Osmani: Kosova vazhdon përkushtimin për rrugën drejt BE-së
-
Debat në Parlamentin Evropian - mbështetje për Kosovën, vërejtje për politikanët