Sot zyrtarisht u hap Festivali Olimpik me Lojërat Dimërore në Prishtinë i cili u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
Atë e ka vizituar edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili tha se Kosova është kampione në shumë sporte por duhet investuar më tepër.
Postimi i Veselit në Facebook:
U kënaqa shumë sot në hapjen e Festivalit Olimpik në Prishtinë. Bashkë me dhjetëra fëmijë, provuam patinazhin dhe sporte të tjera. Kosova është kampione në shumë sporte dhe ne duhet të investojmë edhe më tepër, në mënyrë që të kemi vajza dhe djem që arrijnë majat e suksesit sikurse Majlinda, Nora, Akili, Distria e Albin Tahiri.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Prishtinë fillon Festivali Sportiv për Fëmijë
-
Veseli: Kosova ia ka treguar botës talentin dhe shpirtin sportiv
-
Nis Evropiani i Esports në Kosovë, Kurti: Ngjarje e madhe, ta mbështesim me zemër ekipin tonë
-
Veseli: Nga autostradat, të kalojmë tek investimet për zhvillimin e ekonomisë
-
Veseli: Kosova do të jetë qendër e inovacionit në Ballkan