Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se të punohet për integrimin sa më të madh të personave me aftësi të kufizuar.
Këto komente i ka bërë në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, transmeton Koha.net.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, e cila synon ndërgjegjësimin e shoqërisë për t’i dhënë mundësi të barabarta kësaj kategorie, të gjithë duhet të punojmë për integrimin sa më të madh të tyre. Ata nuk kanë nevojë për lëmoshë, por kanë nevojë për mbështetje meritore, si dhe për zbatimin e plotë të të drejtave të tyre të garantuara me ligj”, ka shkruar Veseli.
Artikuj të ngjashëm
-
Veseli takon studentët me nevoja të veçanta – shpërndanë një letër prekëse që ata ia dorëzuan
-
Në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, Veseli thirrje që ata të integrohen
-
Persona me aftësi të kufizuara kërkojnë eliminimin e pengesave në Prizren
-
Krasniqi: Kurti i la anash rritjes së pagës minimale personat me aftësi të kufizuara
-
Institucionet s’e zbatojnë ligjin që u jep të drejta punësimi personave me aftësi të kufizuara