Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: Do të jemi të pamëshirshëm ndaj njerëzve të krimbur

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se do të jenë të pamëshirshëm ndaj çdo veprimi që cenon moralin.

Veseli ka bërë thirrje që të ruhen institucionet, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Në republikën tonë nuk është shumë traditë por ka ndodhur një abuzim me një të mitur. Në botën e jashtme kjo quhet pedofili, është po ashtu keqpërdorim i pozitës zyrtare. Këto gjëra nuk do të tolerohen. Sot do të kemi edhe debat për këtë. Ti mbrojmë institucionet për shkak të njerëzve të krimbur, nuk po gjej fjalë për të shprehur, por të ruajmë institucionet, e kam fjalën për Policinë e Kosovës që kryejnë detyrën me përgjegjësi. Të ruajmë mjekët tanë dhe mos t’i dëmtojmë për dikë që e meriton me i shkuar deri në fund edhe drejtësia. Njerëzit e tillë të marrin dënimin e merituar. Do të jemi të pamëshirshëm ndaj çdo veprimi që cenon moralin tonë", tha ai.