Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka quajtur absurd moslejimin e fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se një vendim i tillë është shqetësues për diasporën dhe për vendin.
Veseli ka shkruar se “masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore duhet të respektohen, por edhe nevoja e bashkatdhetarëve tanë që të vizitojnë vendin e tyre duhet të jetë prioritet dhe nuk duhet e as nuk bën të cenohet nga asnjëri prej nesh”.
“U bëj thirrje autoriteteve vendimmarrëse që menjëherë të reflektojnë, t'i krijojnë kushtet që diaspora jonë të gëzojnë të drejtën e ardhjes në Kosovë përmes linjave ajrore. Ata vijnë nga vende që e menaxhojnë mirë pandeminë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, diaspora nuk mund të vuaj nga paaftësia e menaxhimit të pandemisë, duke shtuar se ata nuk janë fajtorët për këtë.
-
KDI: Deputetëve t’u garantohet lëvizja e lirë gjatë ushtrimit të mandatit
-
Veseli: Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve, kërkojmë zgjedhje pas pandemisë
-
Veseli akuzon Qeverinë në detyrë: Po rrezikohet sovraniteti i veriut të Kosovës
-
Veseli kërkon nga Qeveria të zgjerojë kapacitetin e karantinimit për riatdhesim të shpejtë të qytetarëve
-
Veseli e quan hipokrizi kërkesën për zgjedhje të jashtëzakonshme, në kohë pandemie