Arbëri

​Veseli dëshmitar kundër “Syrit të Popullit”

Kryetari i PDK –së, Kadri Veseli ka kërkuar përgjegjësi për anëtaret e Syrit të Popullit.

I ftuar në cilësinë e dëshmitarit, Veseli ka thënë se kur janë të lirë persona të tillë si anëtarët e kësaj organizate mund të ketë edhe viktima, raporton Koha Ditore.

“Kur të tillët lihen të lirë ndodhin raste siç ka ndodhur dje”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se ky rast e ka lënduar shumë. Ka thënë se ligji duhet të jetë i pamëshirshëm për këta. I akuzuari, Halim Halimi ka thënë se ka qenë anëtar i PDK-së dhe ka pasur një 'mallkim' për këtë parti.

“Kam qenë anëtar i PDK-së. Haram të qoftë kontributi”, ka thënë ai.

Veseli ka deklaruar se nuk e ka dëgjuar atë çka është e thënë për shkak që ka probleme me vesh.

“Që 20 vjet i kam timpanet e veshëve të shpërthyer”, ka thënë Veseli.

Ai ka folur edhe për të akuzuarin Murat Jasharin. Njohjen me të e ka lidhur me figurën e komandantit Ismet Jashari – Kumanova, sipas të cilit e ka vlerësuar shumë. Ai i ka parashtruar pyetje Murat Jasharit.

“Betohu në gjakun e vëllait nëse u kam thënë ndonjëherë diçka për kamionë me naftë e për kontrabandë, siç keni thënë. Ama betohu si burrë. Se unë nuk e di që ke qenë ndonjëherë në zyrën time në SHIK e lëre më që kam pasur biseda të tilla”, ka thënë Veseli.