Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në orët e pasdites, i është rezervuar pritje e veçantë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Të dy liderët biseduan për raportet e ngushta që tashmë të dy shtetet kanë ndërtuar në të gjitha sferat.
Veseli dhe Rama potencuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm dhe lehtësimit të rrugës së integrimit euro-atlantik.
Veseli vlerësoi rolin që tashmë shteti shqiptar ka në rajon, si faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi, por edhe si shembull i reformave në shumë fusha.
Kryeministri Edi Rama mbështeti punën e institucioneve të Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane.
Të dy bashkëbiseduesit potencuan se agjenda e përbashkët evropiane është e paalternativë dhe si e tillë duhet të jetë prioritet i institucioneve të të dyja shteteve.
-
Veseli e Ruçi duan të shtrijnë bashkëpunimin parlamentar
-
Veseli - Meta: Kosova dhe Shqipëria e kanë të qartë rrugën drejt integrimit euroatlantik
-
Haradinaj e Rama diskutojnë për zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive
-
“Kosova dhe Shqipëria, të bashkuara për reforma në rrugëtimin euro-atlantik”
-
Veseli takon Bashën, merr premtimin për mbështetje në rrugën evropiane për Kosovën