Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli dhe kandidatja për kryetare të komunës së Mitrovicës nga radhët e kësaj partie, Valdete Idrizi, kanë vizituar sot përfaqësuesit e shoqatave të dala të luftës në Mitrovicë, për t’u njohur nga afër me problemet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen ata.
Ai theksoi se askush tjetër nuk mund të bëjë më shumë për këtë kategori se sa PDK-ja. Sipas tij, përkundër punës së madhe që është bërë këtu, mbetet akoma shumë për t’u bërë në të ardhmen.
“Asnjë tjetër s’mund të bëjë më shumë se sa PDK-ja, as tash në këtë moment. Nuk mundet sepse s’ka mundësi me bë. Jam shumë i drejtpërdrejtë. S’ka potencial ta bëjë. Munden me ju dhënë fjalë më të mira, më të ëmbla. Të bardha janë kripa dhe sheqeri, por të ëmbla të dyja nuk janë, dhe këtu duhet me bë dallimin. Dikush mund të jetë më i mirë me fjalë, por po ju siguroj se Valdete Idrizi ka me qenë më e mirë me punë, më afër dhe më pranë jush. Do të fillojmë të bëjmë hapat e parë, te kategoria e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, mos me i lënë anash as veteranët, sepse një pjesë e madhe e tyre janë në situatë të rëndë”, ka thënë Veseli.
Kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka premtuar se këto kategori do të jenë prioritet në programin e saj qeverisës.
“Sot që po flasim sidomos për këto kategori, do të jenë prioritete në programin tim qeverisës. Prej fillimit e kam thënë se qeverisja jonë do të jetë më ndryshe, do të jetë një qeverisje e përgjegjshme, e hapur, që do ta respektojë ligjin… Kemi me pas ekipin më profesionist, që ka me ditë për secilën kategori se si me u marr me te, si me i trajtuar dhe adresuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Kjo është mënyra e vetme që ne Mitrovicës me ia kthye dinjitetin që i ka munguar sidomos këto vitet e fundit”, tha ajo, përcjell ksp.
-
Veseli: Nuk ka Kosovë të integruar pa Mitrovicë të bashkuar
-
Veseli në Mitrovicë premton përkrahje për gratë sipërmarrëse dhe studentët
-
Valdete Idrizi mbështetet unanimisht nga strukturat e PDK-së në Mitrovicë
-
Pas hapjes së fushatës në Mitrovicë Veseli vazhdoi në Obiliq
-
Veseli premton një qeveri të tij nga vajza e djem të rinj, profesionistë dhe pa aktakuza