Kuvendi i Kosovës ka iniciuar një ligj të veçantë për aftësimin profesional dhe punësimin e banorëve nga komunat veriore të Kosovës, të populluara me shumicë serbe, plus Mitrovica e Jugut.
Kjo synohet të bëhet përmes ndihmës direkte financiare, të cilën bizneset do ta përfitojnë nga Qeveria në shkëmbim të punësimit të një personi nga veriu i Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Në Qeverinë e Kosovës nuk kanë treguar sa do të jetë barra financiare për zbatimin e këtij ligji, derisa Projektligji mbështetje nuk ka gjetur as në komisionin funksional parlamentar.
Megjithatë, Projektligji është proceduar në seancë dhe shqyrtimi i parë do të bëhet sot ( e martë).
Neni i parë i “Projektligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës”, flet për qëllimin që përmes përkrahjes financiare, të nxitet përgatitja profesionale për punësim të përshtatshëm për personat e pjesëve veriore të Kosovës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Qeveria e Serbisë miraton projektligj për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë
-
Miratohet projektligji për traktatin mbi ndihmën juridike Kosovë-Zvicër
-
Çfarë ndryshimesh përfshin Projektligji i punës dhe ai për lehonat?
-
Lehtësira doganore për punëdhënësit që punësojnë persona me aftësi të kufizuara
-
Liderët e veriut vështirë se mund ta mbështesin idenë e Abrashit për punësime në veri