Beogradi do të jetë destinacioni i pari i kryetarëve të zgjedhur të komunave veriore. Para se të bëjnë betimin, ata të premten do të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për t’i diskutuar hapat e mëtejmë.
Lista Serbe pati paralajmëruar se të zgjedhurit e tyre do të japin sërish dorëheqje dhe kjo do të vazhdojë deri në pafundësi, përderisa Qeveria e Kosovës nuk e heq taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjohës të rrethanave nuk e kanë përjashtuar mundësinë që serbët të vazhdojnë me shantazhe ndaj Prishtinës.
“Mendoj që Beogradi do të vazhdojë ta shantazhojë Kosovën aty ku mundet, dhe këtu nuk përjashtohet mundësia që kryetarët e sapozgjedhur të japin prapë dorëheqje. Mendoj që këtij shantazhi Kosova duhet t'i përgjigjet qetë dhe konform ligjit”, ka thënë analisti Krenar Shala.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)