Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Veriorët” flasin për ”kapitullimin e Vuçiqit në Kosovë”

Serbët nga Kosova nuk e dinë se çfarë përmban plani për Kosovën, por atë mund ta marrin me mend se çfarë do të përmbajë ai pas vizitës së fshehtë të kryetarit të Serbisë në Paris dhe pas bisedës sekrete me Hashim Thaçin e edhe nga qëndrimi i tij aktual në New –York, citon “danas” të ketë thënë Marko Jakshiq nga lëvizja e Serbëve të Kosovës Atdheu (Otadžbina).

„Ajo që në Kosovë këto ditë po flitet është se kryetari i Serbisë ka për qëllim që ta ruajë veriun e Kosovës, e për simetri, jugun e Serbisë t’ia lërë Kosovës. Dëgjohet po ashtu se Vuçiq është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen gjithëpërfshirëse për Kosovën. Nëpër kuluaret në veri mund të dëgjohet se kryetari është i gatshëm të heqë dorë nga krahina e vet jugore e për këtë të marrë disa gjëra të imëta. Sa i përket statusit të ardhshëm në Kombet e Bashkuara, dëgjohet se pas nënshkrimit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse paqësore, kryetari i Serbisë do të kërkojë nga Rusia e Kina që të mos vënë veto në pranimin e Kosovës në OKB dhe këtë për me qëllim të paqes e stabilitetit në Ballkan. Me një fjalë, kur të përkthehet kjo, ky është kapitullim i përgjithshëm”, ka thënë Jakshiq, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se kështu këto ditë por flitet nge serbët në Kosovë, edhe pse nuk kanë informacion zyrtar sado që kjo ka të bëjë drejtpërdrejt për fatin e tyre.

Artikuj të ngjashëm