Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veprimi i Daçiqit e ka hidhëruar SHBA-në

Ambasada amerikane në kryeqytetin e Serbisë ka porositur se Ivica Daçiq është dashur të mendonte për veprimet e veta.

Nga Ambasada e SHBA-së në Beograd, Daçiqit i është thënë kështu pas shkrimit të tij në monedhën 100 dollarëshe “Kosova është Serbi”.

“Në vend se ta prishte monedhën me portretin e shkencëtarit amerikan dhe burrështetasit Benjamin Franklin, ministri Daçiq ndoshta është të mendonte në deklaratën e tij: 'Në luftë bëju me etërit tuaj, në paqe bëju me fqinjët tuaj”, ka thënë në përgjigjen e vet për Radion Evropa e Lirë Ambasada amerikane në Beograd, transmeton Koha.net.