Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vendosen tabela tregjuhësore në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup

Njëzet e pesë tabela në gjuhën maqedonase, shqipe dhe në anglisht janë vendosur para institucioneve shëndetësore publike në qarkun e Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Ata shërbejnë si tregues për klinikat me qëllim që pacientët më lehtë të orientohen në qarkun e Qendrës Klinike.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot në qarkun e Qendrës Klinike deklaroi se ka nënshkruar kërkesë deri te Institucioni Publik nga fusha e shëndetësisë për nevojat e ISHP klinikat universitare, Entin dhe Qendrën Urgjente-Shkup, për vendosjen e tabelave dhe 16 koshave për mbeturina, ndërsa në fazën e dytë do të vendoset ndriçim i ri, shkruan tv21.tv

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në Qendrën Klinike jepen shërbimet më të mëdha shëndetësore dhe meriton të duket shumë mirë. Para një kohe së bashku me Institucionin Publik nga fusha e shëndetësisë për nevojat e ISHP klinikat universitare, Entin dhe Qendra urgjente-Shkup zbatuam aksion për pastrim në hapësirën rreth Qendrës Klinike. Mendojmë ta zgjidhim edhe hapësirën për parkim”, theksoi Taravari.

Drejtoresha e Institucionit Publik nga fusha e shëndetësisë për nevojat e ISHP klinikat universitare, Entin dhe Qendrën Urgjente-Shkup, Shkodrane Dardhishta tha se vendosja e tabelave në qarkun e Qendrës Klinike është hap i madh për pacientët, gjegjësisht popullatën nga përkatësia shqiptare dhe për pacientët të cilët vijnë nga Kosova dhe Shqipëria. “Tridhjetë për qind e pacientëve të cilët kërkojnë shërbime shëndetësore në Qendrën Klinike janë shqiptarë dhe tani do ta kenë më të lehtë të orientohen në qarkun e Qendrës Klinike. Kjo doli nga bashkëpunimi mes ISHP klinikat universitare, Entin dhe Qendrën Urgjente-Shkup së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë”, potencoi Dardhishta. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ajo tha se 500.000 denarë kushton i tërë projekti. “Paraprakisht kishte tabela orientimi, tani ka 25 tabela orientimi, katër legjenda, hartë kryesore dhe tabelë në hyrjen kryesore të Qendrës Klinike”, tha Dardhishta.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Taravari tha se muajt e ardhshëm do të rregullohet edhe ndriçimi i hapësirës rreh klinikave. Lidhur me rastin e vdekjes së trinjakëve të porsalindur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë, ai theksoi se është formuar Komision dhe i presin rezultatet. “Foshnjat e porsalindura kanë pasur problem me mushkëritë. Të gjitha kanë qenë në inkubator”, potencoi Taravari. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me rastin me foshnjën e vdekur dyvjeçare në Ohër, tha se presin rezultatet nga autopsia. “Është formuar Komision në Ministrinë e Shëndetësisë. Kemi raport nga drejtori i Klinikës dhe mjeku kujdestar”, shtoi Taravari.