Paralajmërimi i Ministrisë së Arsimit për angazhimin e 1 mijë mësimdhënësve shtesë gjatë kohës së pandemisë ka krijuar shumë paqartësi tek komunat. Së fundi MASH-i u ka thënë drejtorive komunale të arsimit se nuk bëhet fjalë për angazhimin e 1 mijë mësimdhënësve, por për 1 mijë norma plotësuese.
Komunat deri tash nuk kanë hapur konkurse dhe janë në pritje që Ministria t’ua qartësojë këtë çështje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala, thotë se nuk kanë informacione se sa mësimdhënës shtesë mund të angazhohen në Komunën e Prishtinës, raporton KOHA.
Edhe kryesuesi i kolegjiumit të drejtorëve komunalë të arsimit, Besim Avdimetaj, ka theksuar se po presin që MASH-i në formë të shkruar t’i njoftojë se si do të bëhet ky angazhim i stafit mësimdhënës.
Ministria e Arsimit përmes një përgjigjeje me shkrim ka theksuar se angazhimi i mësimdhënësve në rast të nevojës nga situata me pandeminë është kompetencë e drejtorive komunale të arsimit.
Kjo ministri ka bërë të ditur se janë duke planifikuar që po ashtu të angazhohen edhe 100 psikologë dhe 100 punëtorë teknikë e staf mjekësor shtesë.
E sipas masterplanit të Ministrisë të miratuar në Qeveri, 300 mësimdhënës me sëmundje të rënda kronike do të jenë të liruar nga aktivitetet që rrezikojnë shëndetin e tyre dhe do të angazhohen në detyra më të lehta.
Në bazë të të dhënave zyrtare të MASH-it, aktualisht në nivelin parauniversitar punojnë 23.234 mësimdhënës.