Pesë zyrtarë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, shfrytëzojnë veturat zyrtare 24 orë pa punë specifike zyrtare. Kështu thuhet në raportin e Auditorit, për vitin 2017.
Sipas Auditorit, paragrafi 3.3 i nenit 3 të UA për përdorimin e veturave zyrtare përcakton se “në raste të caktuara, nëpunësve të caktuar, për shkak të specifikave të posaçme të punës, me vendim të ministrit, mund t’u lejohet përdorimi i automjeteve zyrtare edhe jashtë orarit zyrtar të punës me propozim të sekretarit të përhershëm”.
“Kemi identifikuar se 5 zyrtarë të MKK me vendim të ministrit i shfrytëzojnë veturat zyrtare 24 orë pa pasur punë specifike zyrtare”, thuhet në raport, përcjell Kallxo.com.
Sipas këtij raporti vendimi për lejimin e shfrytëzimit 24 orë të automjeteve zyrtare nga personeli për qëllime private mund të ndikon në dëmtimin e buxhetit të ministrisë.
-
Zyrtarët e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim i shfrytëzojnë veturat zyrtare për nevoja private
-
Ministri Peci shfuqizoi vendimin për përdorimin e veturës zyrtare nga zv.kryeshefi i APK-së
-
Qeveria vendos që shfrytëzimi 24 orësh i automjeteve zyrtare të bëhet vetëm me leje të veçantë
-
Haxhiu ndalon shfrytëzimin e veturave zyrtare të MD-së jashtë orarit të punës
-
Ministrja Rexhepi ua jep për shfrytëzim veturat pas orarit këshilltarëve e sigurimit