Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vendet që do të mbesin pa rrymë

KEDS-i përmes një kumtese për media ka njoftuar për vendet të cilat do të mbesin pa rrymë në ditët në vijim, transmeton Koha.net.

Prishtinë

1.

Më 26.08.2017 në Prishtina 7 do të ndërprehet:

Dalja Lagja e Spitalit prej orës 10:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shkolla Pavarësia, Lagjja e Spitalit 4/1 dhe Lagjja e Spitalit 4/2, N.N.P."Guri" (B. Marmullaku), "Burimi Com" dhe "Standart Plus", NPT "Burimi Comerc" 2 dhe VG Construction-Korab Gashi.

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e një kthine të re dhe vendosja e kabllove XHP në Shkolla Pavarësia.

Mitrovicë

1.

Më 26.08.2017 në Vushtrria 2 do të ndërprehet prej orës 09:00 deri në orën 12:00 dhe prej orës 15:00 deri në ora 18:00

Gjimnazi, Dalja Kabllot.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Shahin Krasniqi, Rexhep Mala, rrugët: Kruja, Marin Barleti, Ukshin Kovaqica, Hamdi Ferati dhe Sheshi Adem Jashari.

Arsyeja e ndërprerjes: Shtrirja e kabllos.

Pejë

1.

Më 26.08.2017 në Peja 1do të ndërprehet:

Dalja 10 Radavci prej orës 12:00 deri në ora 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Novosella, Radavci, Brestoviku, Dogana dhe Jabllanica e Madhe.

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e shtyllës këndore.

1.

Më 26.08.2017 në Peja 2 do të ndërprehet:

Dalja Loxha prej orës 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Loxha Qerhane, Loxha3, Loxha2, Graboc, Loxha1, Loxha e reja, Elezaj Raushiq, Raushiq Ademajt, Strellci i Ulët, Raushiq xhamija, Raushiqi ri, Raushiq, Molika, Gazmend Shabanaj, Zagerma, Lubeniq, Strellci Ulët, Lufajt, Sali Likaj, Raushiq Mahalla, Likaj, Raushiq Kulla.

Arsyeja e ndërprerjes: Ngritja e 2 shtyllave: një shtyllë 12/1600 me dy konzolla dhe një 12/1000 me një konzollë, si dhe të bëhet bartja e përçuesve ekzistues në këto dy shtylla.

Gjakovë

1.

Më 26.08.2017 në Gjakova II do të ndërprehet:

Dalja Gjakova I prej orës 09:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Aleksandër Moisiu, Anton Çeta, Azem Hajdari, Bashkim Idrizi, Besim Bistrazhini (një pjesë), Dëshmorët e Lirisë (një pjesë), Elena Gjika, Faik Konica, Gjergj Fishta, Hasan Prishtina, Hysni Dobruna (një pjesë), Korab Binxhiu, Migjeni, Nimon Ferizi, Orize, Rruga Londra, Rruga Vashingtoni, Skendërbeu, Yjet e Erenikut, dhe Yll Morina.

Arsyeja e ndërprerjes: Kyçja e linjës së re.

2.

Më 26.08.2017 në Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10 Skivjani prej orës 09:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë (një pjesë), Plançor dhe Skivjan.

Arsyeja e ndërprerjes: Kyçja e linjës së re.

Prizren

1.

Më 26.08.2017 në Dragash do të ndërprehet:

Dalja 10 Bellobradi prej orës 14:00 deri në ora 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bellobradi, Brruti, Kapre, Kosava, Pllajniku, Shajne, Xërxe e Sharrit, Zgatar, Zym i Sharrit; afariste: ILVA" Buqe, Restoran Dasma Zym, TS-IPKO dhe Vala.

Arsyeja e ndërprerjes: Ngritje të shtyllave dhe shtrirja e përçuesit, sipas projektit ,,Zgjerim i rrjetit 2017 " Lot 10.

Ferizaj

1.

Më 26.08.2017 do të ndërprehet Fatmiri –Ferizaj në Ferizaj III prej orës 08:00 deri në orën 11:00 dhe prej orës 14:00 deri në ora 17:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: rr.Naim Beka.

Artikuj të ngjashëm