Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vendet e rajonit zotohen për ndërtimin e “urave” të komunikimit për parandalimin e korrupsionit

Krijimi i “urave” të komunikimit ndërmjet shteteve të rajonit është konsideruar i domosdoshëm për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimit ekonomik, shkruan sot Koha Ditore.

Ky është njëri nga rekomandimet e dala nga konferenca rajonale kundër korrupsionit, e organizuar për herë të parë në Kosovë. Përgjatë dy ditëve përfaqësues të shteteve të rajonit kanë diskutuar dhe shtjelluar sfidat me të cilat përballen, si pasojë e këtyre dukurive.

Në ditën e fundit të konferencës i kanë renditur rekomandimet, të cilat janë zotuar se do t`i marrin seriozisht. Fillimisht të gjithë kanë rënë dakord se parandalimi dhe luftimi i korrupsionit mbesin sfidë me të cilën përballen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)