Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vendet e ekspertëve të pavarur stërmbushen me militantë të partive

Foto: Driton Paçarada / Koha

Emërimi i militantëve partiakë në pozita që u takojnë ekspertëve të pavarur tashmë është bërë i zakonshëm në Kosovë.

Por, kjo mund të shkojë edhe më tutje nëse merret parasysh nga qeveria ideja e njërit prej zyrtarëve të saj, Avni Arifit, raporton KTV.

Vetë kryeministri nuk ka dashur të komentojë një deklaratë të tillë.

Por, shoqëria civile është shfaqur tejet kritike për këto deklarata të Arifit.

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” ka thënë se kështu po tentohet të legalizohet politizimi.

Sipas tij, praktika ka treguar se në të gjitha pozicionet ku janë vendosur militantë partiakë ka ndodhur degradimi dhe falimentimi i tyre.

Edhe Jakaj: Institucionet e pavarura rrezikojnë paralizimin, pasojat mund të jenë të pariparueshme Arbëri 15 o. më parë Jakaj: Institucionet e pavarura rrezikojnë paralizimin, pasojat mund të jenë të pariparueshme

Visar Rushiti nga “Demokracia plus” thotë se ideja që të ketë sa më shumë persona politikë është e dëmshme për profesionalizmin e bordeve.

Ai thotë se një nga problemet më të mëdha në funksionimin e bordeve është mungesa e profesionalizmit.

I fundit si zyrtar partiak i AAK-së ishte Gent Begolli, i cili u emërua kryeshef ekzekutiv në Telekom.