Dy ish-zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Bajram Pajaziti dhe Bajram Azemi, kanë mohuar t`ia kenë mundësuar në vitin 2009 një personi jashtëligjshëm marrjen e pensionit të dëshmorit për pesë vjet, shkruan sot Koha Ditore.
Ata, të martën, gjatë fjalës përfundimtare, i kanë kërkuar Gjykatës Themelore të Prishtinës që t`i shpallë të pafajshëm për akuzën me të cilën ngarkohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPajaziti është vëllai i heroit Zahir Pajaziti. Ai, bashkë me Azemin, po ndiqen penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Prokuroria beson se të dytë ia kanë njohur të drejtën në pension të familjeve të dëshmorëve personit Rexhep Haxha.
(Artikullin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.