Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka reaguar pas ndalimit që iu bë Kadri Veselit për të vizituar futbollistët e Llapit në zhveshtore, pas takimit të së dielës ndaj Trepçës ’89.
Nexhat Dumnica, kryetar i KF Llapit, kishte ndaluar Veselin që të hynte në zhveshtore pasi thotë se kjo ishte vetëm fushatë dhe nuk duhet të përzihet me sport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani ka reaguar edhe i pari i Podujevës duke thënë se në Kosovë lypset më shumë përgjegjësi dhe jo protagonizëm.
Ai ka shkruar në Facebook:
Ekzaltuar fjalimi, e impresione fushate mësyu me hygjym zhveshtoren e klubit rival.
Thuase fanela që mbante veshur i garantonte këtë të drejtë!
Veç mendimit të mirë për Kosovën e Mitrovicën, lypset edhe më shumë.
Përgjegjësi, jo protagonizëm.
Vendimmarrje mbështetur në ligj dhe jo turravrap e karagjozllëk!
Këndej mbi tokë, e në diell, loja ka rregulla zotëri kandidat!